Olluri ironizon me Kurtin e Osmanin për vizitën në Munih

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar në Facebook me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në konferencën e sigurisë në Munih.

Ai ka postuar një komunikatë të takimeve të tyre që mban titullin “Osmani në Mynih, takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare”, the ka thënë se kështu ka dëshirë pushteti i Kurtit dhe Osmanit t’i shohë mediat.

“E sakatuan RTK-në. E ngulfatën. Nëse nuk bijnë në moderator të mirë, këta kanë me i nis me i dhanë edhe lajmet vetë. Pos teksteve që po i shkruajnë”, ka shkruar Olluri.

Ky është postimi i tij:

Takime me figura te rendesishme nderkombetare 🤷‍♂️🤣🙈
Qe qysh ka qejf pushteti Albin-Vjose me i pa te gjitha mediat ne Kosove.
E sakatuan RTK-ne. E ngulfaten. Nese nuk bijne ne moderator te mire, keta kane me i nis me i dhane edhe lajmet vete. Pos teksteve qe po i shkruajne.
Vendimi i partise: S’po na pelqen toni i zanit diçka. I asnje moderatori. Po i grahim vete ma mire.

Go to TOP