Obiliq, vetura përplaset në shtyllë – lëndohen pesë persona, dy në gjendje të rëndë

Në fshatin Raskovë të Obiliqit një veturë është vetaksidentuar dhe është përplasur në një shtyllë, me ç’rast pesë persona janë lënduar, prej tyre dy rëndë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës, kur vetura e tipit “Golf2” ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë pranë rrugës.
Me këtë rast nga pesë personat e lënduar, dy janë në gjendje më të rëndë.

Go to TOP