Norvegjia po i kthen helikopterët ushtarakë tek kompania franceze, kërkon një rimbursim prej mbi 492 milionë eurove

Norvegjia do t’i kthejë helikopterët ushtarakë NH90 që ka porositur nga kompania franceze “NH Industries” sepse ata ose nuk janë të besueshëm ose janë dorëzuar me vonesë, tha ministri i mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë.

Qeveria tha gjithashtu se do të kërkonte një rimbursim prej 523 milionë dollarësh (492 milionë euro) plus interesat dhe kostot e tjera nga NH Industries, e cila është në pronësi të Airbus Helicopters, Italian Leonard dhe Fokker Aerostructures të Holandës, raporton reuters.

“Pavarësisht se sa orë punojnë teknikët tanë dhe sa pjesë ne porosisim, ajo kurrë nuk do të mundësojë që NH90 të përmbushë kërkesat e Forcave të Armatosura Norvegjeze”, tha në një konferencë shtypi Ministri i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram.

Një kontratë për 14 helikopterë u nënshkrua në 2001, por Norvegjia mori vetëm tetë, tha ministria.

“Ne kemi një helikopter që nuk funksionon siç duhet”, tha gjenerali Eirik Kristoffersen, komandant i Forcave të Armatosura Norvegjeze. 

Go to TOP