Një person bie nga skelet e një objekti në Prizren, policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti është rrëzuar nga skelet derisa po punonte në një objekt në rajonin e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të policisë është theksuar se viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Me të marrë informatën njësitë policore dhe inspektori i punës kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ky rast po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar në një objekt ishte rrëzuar nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP