Molliqaj: ZRrE ka rritur 100% çmimin e energjisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 100%.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Molliqaj ka thënë se subvencionim i rrymës është rritur në 100 milionë euro për të mos u dhënë paratë KESCO-s nga xhepi i qytetarëve.

“Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOST që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.

Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOST që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n. 

ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti.

Go to TOP