MKRS dënon dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, thërret mbledhje për nesër

Edhe Ministria e Sportit ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, nga tifozët e Gjilanit.

MKRS ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e tyre në arrestimin e të dyshuarve.

Ministria gjithashtu njoftoi se për nesër ka ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës.

Ministria e Sportit gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë portierit, Stivi Frashëri.

“Ministria e Sportit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe gjithë situatën e krijuar në ndeshjen e futbollit Gjilani – Ballkani. Këto pamje nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar. E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë në arrestimin e të dyshuarve. Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit. Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Go to TOP