Ministri italian: Nëse nuk ndalojmë Putin, pushtimi i ardhshëm do të jetë një vend Europian

Një notë informative e Ministrisë së Jashtme Italiane udhëzon qytetarët italianë në Ukrainë të rikthehen në atdhe, ndërsa kreu i saj Luigi Di Maio, apelon për më shumë diplomaci, ndryshe, thotë ai, pushtimi i rradhës do të jetë një vend europian.

Qeveria italiane e gjithë autoritetet më të larta të sigurisë e mbrojtes së territorit kombëtar janë në gatishmëri të plotë e aktive, në qasjen ndaj luftës në Ukrainë.

Në një komunikim mediatik, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio i ka krahasura të rinjtë që po vriten në Ukrainë me të rinjt e Berlinit, Romës, Parisit. “Nëse nuk ndalim Putin me diplomaci por dhe me sanksione, pushtimi i rradhës do të jetë një vend europian. Qytetarët ukrainas kanë të drejtë të hyjnë në Bashkimin Europian e në Nato, në mënyrë demokratike e jo me frikën e tankeve,” tha ai.

Mbi rezultatin e negociatave që priten sot të mbahen mes Ukrainës e Rusisë, kreu i diplomacisë italiane kërkon dialog të vërtetë e të besueshëm. “Nëse Putin i kërkon Zelenskyt të ulet në tavolinë si humbës duke lëshuar një territor ukrainas, këto nuk janë negociata por provokime”, tha ai.

Go to TOP