Masat anti-COVID nxisin protesta në botë

Nga Kanadaja në Australi, demonstruesit në vende të ndryshme të botës dolën në rrugë, për të protestuar kundër kufizimeve anti-COVID-19.

Ngjarjet e fundjavës së 12-13 shkurtit, 2022, u frymëzuan nga protestat e shoferëve të kamionëve në Kanada. Këta të fundit kërkojnë që t’iu jepet fund detyrimeve për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19 dhe masave të tjera për shëndetin publik.


Policia kanadeze në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, që bllokuan hyrjen në një urë në Ontario të Kanadasë. Protestat në këtë vend kanë hyrë në javën e tretë dhe kanë frymëzuar veprime të ngjashme në disa vende të botës. (AFP)
1Policia kanadeze në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, që bllokuan hyrjen në një urë në Ontario të Kanadasë. Protestat në këtë vend kanë hyrë në javën e tretë dhe kanë frymëzuar veprime të ngjashme në disa vende të botës. (AFP)
Policia duke ndaluar një protestues në Urën e Ambasadorit në Uindsor të Ontarios. (AFP)
2Policia duke ndaluar një protestues në Urën e Ambasadorit në Uindsor të Ontarios. (AFP)
Një protestues përballet me policinë kanadeze në Uindsor të Ontarios. (AFP)  
3Një protestues përballet me policinë kanadeze në Uindsor të Ontarios. (AFP)
 
Policia duke vrapuar pas protestuesve në rrugën Champs-Elysees në Paris. Protestuesit kërkuan t'iu jepet fund masave kufizuese, që kanë qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. (Reuters)
4Policia duke vrapuar pas protestuesve në rrugën Champs-Elysees në Paris. Protestuesit kërkuan t’iu jepet fund masave kufizuese, që kanë qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. (Reuters)
Përleshje midis protestuesve dhe policisë në Paris. (AFP)
5Përleshje midis protestuesve dhe policisë në Paris. (AFP)
Policia franceze përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve në Paris. (Reuters)
6Policia franceze përdor gaz lotsjellës kundër protestuesve në Paris. (Reuters)
Një automjet me mbishkrimin "Liri" në Bruksel. Autoritetet belge kanë ndaluar bllokimin e rrugëve nga grupet që bënin thirrje online kundër masave kufizuese. (AP)   
7Një automjet me mbishkrimin “Liri” në Bruksel. Autoritetet belge kanë ndaluar bllokimin e rrugëve nga grupet që bënin thirrje online kundër masave kufizuese. (AP) 

 
Demonstruesit - njëri prej tyre me një flamur kanadez - duke qëndruar pranë disa kamionëve që bllokuan një hyrje në ndërtesat qeveritare, në Hagë të Holandës. Ata bënin thirrje kundër masave anti-COVID. (AP)
8Demonstruesit – njëri prej tyre me një flamur kanadez – duke qëndruar pranë disa kamionëve që bllokuan një hyrje në ndërtesat qeveritare, në Hagë të Holandës. Ata bënin thirrje kundër masave anti-COVID. (AP)
Protesta kundër detyrimit për vaksinim kundër koronavirusit në Uellington të Zelandës së Re. (AP)
9Protesta kundër detyrimit për vaksinim kundër koronavirusit në Uellington të Zelandës së Re. (AP)
Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Uellington të Zelandës së Re. (AP)
10Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Uellington të Zelandës së Re. (AP)
Protesta kundër detyrimit për vaksinim kundër koronavirusit në Kanbera të Australisë. (EPA)
11Protesta kundër detyrimit për vaksinim kundër koronavirusit në Kanbera të Australisë. (EPA)
Go to TOP