Marash Kumbulla shënon gol për Romën

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lecces.

Pjesa e parë është mbyllur 1-1, ku fillimisht ishin mysafirët që shënuan të parët me  Arturo Calabresin.

Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi.

Kumbulla ka filluar të fitojë vendin në formacion me Jose Mourinhon.

Go to TOP