Bizneseve s’u shtrenjtohet rryma, arsyetohet Qeveria: Po parandalojmë rritjen e çmimeve

Qeveria e Kosovës po pretendon se qytetarët po keqinformohen sa i përket subvencionimit të energjisë elektrike.

Qeveria me anë të disa “sqarimeve” përmes fotografive ka shpalosur detaje në lidhje me rritjen e çmimit të rrymës.

Në fotografitë shpjeguese, Qeveria ka thënë se qytetarëve do t’u subvencionohet plotësisht 600kë e para të shpenzimit të rrymës, teksa mbi 600kë do të subvencionohen pjesërisht.

Sa i përket subvencionimit të bizneseve, të cilat nuk do të preken nga shtrenjtimi, Qeveria ka thënë se kjo e parandalon rritjen zingjirore të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu, Qeveria ka thënë se ajo nuk e miraton raportin e ZRrE-së, por vetëm dërgon komente në lidhje me të.

Go to TOP