LVV në Ferizaj thotë se kryesuesi i Kuvendit Komunal i ka dërguar rendin e ditës vetëm në gjuhën serbe (foto)

Faqja e Lëvizjës Vetëvendosje në Ferizaj ka postuar një fotografi ku mund të shihet rendi ditës i shkruar vetëm në serbisht.

Ata e kanë quajtur skandal të udhëheqjes së komunës nga ana e PDK-së.

“Tani kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, u ka dërguar kuvendarëve ftesat për seancën e parë bashkë me rendin e ditës të shkruara vetëm në gjuhën serbe.

Ndaj këtij veprimi që tregon papërgjegjshmërinë e udhëheqjes komunale, PAN-it lokal, shtojcë e së cilës është edhe AAK, ka reaguar edhe asamblisti nga rradhët e Lëvizjes, Amir Rexhepi”, thuhet në njoftim.

Tutje në këtë njoftim thuhet se qytetraët po vuajnë pasojat e pazareve.

“Akomodimi i personave në krye të detyrave pa qenë kompetent për ato pozita ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër “aftësitë” më të mëdha të Agimit të PDK-së, e qytetarët janë ata të cilët vuajnë pasojat e pazareve”, shkruan në njoftim.

Go to TOP