Laporta pyetet nëse Barcelona do ta transferojë Haalandin: Ne vazhdojmë të jemi pikë referimi, çdo gjë është e mundur
Barcelona ka bërë një goditje të madhe, duke nënshkruar me sulmuesin spanjoll Ferran Torres.
Me afrimin e yllit të ri spanjoll nga Man City, Barcelona ka treguar se do të bëj transferime tjera të mëdha.
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta duke thënë se do të bëjnë tjera transferime të mëdha.
I pari i klubit katalunas u pyet nëse Barcelona ka mundësi që ta transferojë Erling Haalandin, që mbetet një objektiv i madh i tyre.
“Mate Alemany e ka shpjeguar shumë mirë, me Ferran Torresin kemi bërë përjashtim, pa pasur ende një diferencë në nivelin e pagave. Po punohet për të pasur këtë hapësirë në nivelin e pagave dhe sigurisht është planifikuar për sezonin e ardhshëm”.
“Sekretariati teknik nuk do të ndalet në përpjekjet për të ndërtuar një ekip të madh. Është përgjegjësia jonë. Çdo gjë është e mundur, nëse bëhet mirë”, tha Laporta kur u pyet nëse do ta transferojnë Erling Haalandin.
Tutje presidenti i katalunasve ka thënë se Barça ka potencial për të qenë protagoniste në afatin kalimtar.
“Nev vazhdojmë të jemi pikë referimi. Le të bëhen gati të gjithë, sepse jemi rikthyer në ‘merkato’, duke dashur të bëjmë shumë mirë. Këtë bëjmë çdo ditë, që Barça të rifitojë peshën specifike që duhet të ketë”.
“Një provë e besueshme është blerja e Ferran Torresit. Kjo tregon se Barça është ende referncë. Ringjallja është një realitet dhe kjo shihet me ndërhyrjen në afatin kalimtar”, u shpreh Laporta.