Ky “ilaç” natyral bën mrekulli për shëndetin, dy përbërësit që ju duhen

Hudhra nuk është vetëm një përbërës i domosdoshëm në kuzhinë, por është edhe një nga “ilaçet” më të fuqishme për pastrimin e trupit nga toksinat. Shumica e përbërësve nga hudhra vijnë nga alicina, e cila është përbërësi aktiv i saj dhe që rregullon kolesterolin, presionin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular në tërësi.

Hudhra mund të përdoret për të trajtuar traktin gastrointestinal, sistemin e frymëmarrjes dhe sëmundjet mykotike. Besohet se funksioni kryesor është nxjerrja e toksinave që janë grumbulluar në zorrë. Për më shumë benefite përgatisni një “ilaç” me hudhër dhe mjaltë dhe konsumojeni për 7 ditë.

1. Hudhra dhe mjalti në stomak bosh përmirësojnë qarkullimin e gjakut (parandalon trombozën dhe variçet).

2. Rregullon presionin e gjakut

3. Balancon nivelin e kolesterolit të keq në gjak (hudhra është vërtetuar se pastron gjakun)

4. Eliminon toksinat nga trupi.

5. Forcon sistemin imunitar (mbron nga viruset dhe bakteret).

6. Lufton kollën (Nëse kolla shkaktohet nga bakteret ose viruset, nuk ka asgjë më të mirë se mjalti dhe hudhra. Kjo do të reduktojë shpejt irritimin e fytit, duke stimuluar lirimin e mukusit).

7. Përshpejton shërimin nga gripi dhe ftohja.

Si ta bëni këtë ilaç nga mjalti dhe hudhra?

Duhet: 335 gram mjaltë, 10 thelpinj hudhër, 1 kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja: Qëroni hudhrat dhe grini imët. Hidhni mjaltin në një kavanoz qelqi dhe shtoni hudhrën. Mbulojeni me kapak të përshtatshëm dhe ruani në një vend të errët për 1 javë. Pas shtatë ditësh, mund ta konsumoni.

Merrni 1 lugë gjelle në ditë në mëngjes me stomak bosh. Shurupi mund të hollohet me ujë të ngrohtë. Ilaçi merret 7 ditë pa ndërprerje, pra bëhet pushim për dy javë dhe më pas ky ilaç konsumohet edhe një javë.

Go to TOP