Kuvendi i Shqipërisë voton sot ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Vettingut

Kuvendi i  Shqipërisë pritet të votoj sot propozimet e Partisë Socialiste për disa ndryshime në Kushtetutë që do të mundësonin zgjatjen e afateve të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e Reformës në Drejtësi.

Partia Demokratike po ashtu pritet të mbështesë zgjatjes e afateve të Vettingut, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në ditët e fundit.

Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër zgjatjes së afateve të Vettingut.

Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, ndërsa e konsideron Vettingun një “komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve që ka marrë vendime politike”.

Dy ditë më parë, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje sot deputetëve të Kuvendit të miratojnë vendimin për zgjatjen e afateve.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, BE-ja dhe SHBA-ja janë shprehur se Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i Reformës në Drejtësi.

Në përmbyllje deklarata thekson se vota për zgjatjen e Vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Go to TOP