“Krimet e ‘çlirimtarëve të rremë’ që tentuan ta mbysin shtetin”

Shkruan: Halil GECI

Kosova sot përballet me plagët e një të kaluarës të shëmtuar, ku disa nga ata që dikur luftuan për liri dolën të ishin të infiltruar, duke punuar për agjentura të huaja, siç është rasti i Hashim Thaçit.

Pikërisht nga këta tradhtarë, sot Kosova është e kërcënuar me shpërbërje, për shkak të marrëveshjeve të dëmshme dhe tradhtive që u bënë pas shpine – marrëveshje këto që qeveria aktuale e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po mund t’i zhbëjë lehtë.

Përveç këtyre tradhtive, është zbuluar se një pjesë e udhëheqësve të dikurshëm të UÇK-së nuk u ndalën vetëm te lufta për liri, por e shndërruan luftën në biznes privat dhe përfitime personale, duke shkelur çdo parim të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Dosja e zezë e disa “çlirimtarëve të rremë”

Pse? Sepse ishin pikërisht ata që:

— Luftuan për liri, por më pas e shndërruan luftën në biznes privat.

— Ndërtuan vetë Gjykatën Speciale, nga frika se mos nxirrnin njëri-tjetrit krimet.

— Vranë oponentët politikë, bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës dhe të Amerikës, duke tentuar t’i mbulojnë krimet me propagandë.

— Nuk lanë gjë pa ia bërë këtij vendi: vodhën, shkatërruan dhe zhdukën provat e vrasjeve, hajnisë dhe plaçkitjeve që ua kishte grumbulluar EULEX-i.

— Vodhën arin edhe brenda dhomave të fortë-ruajtura të policisë.

— Plaçkitën dhe uzurpuan çdo pore të jetës: ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe institucionet.

— Dërguan dhe zgjodhën prokurorë e gjyqtarë të tyre, për t’ua mbuluar tradhtinë dhe krimin.

— Bënë marrëveshje të dëmshme ndërkombëtare, duke rrezikuar shkatërrimin e shtetit të krijuar me gjakun e popullit.

— Sot kërkojnë votë nga populli, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

— Akuzuan dhe tradhtuan njëri-tjetrin, duke shitur të vërtetën për interesa personale.

— Edhe nga birucat e Hagës, përmes familjarëve të tyre, po tentojnë të kërcënojnë dhe shantazhojnë dëshmitarët, gjest për të cilin Gjykata e Hagës u detyrua t’ia ndalojë vizitat e të afërmve.

Ky grup i LPK-së, që nga fillimi ishte kundër udhëheqjes së kohës, kërcënonte me vdekje përkrahësit e Ibrahim Rugovës dhe të Amerikës. Gjatë dhe pas luftës, vranë përkrahës amerikanë dhe i etiketonin si tradhtarë.

Amerikanët nuk u lejuan të hynin në Shtabin e UÇK-së, ndërsa oficerët francez, të cilët e kishin rekrutuar Thaçin si agjent të tyre, kishin qasje të plotë në shtabin e PPK-së.

Pas luftës, Thaçi ndaloi ushtrinë e Kosovës të shtrihej në veri, duke cenuar rëndë sigurinë kombëtare.

Nëntoka: Që shkatërroi Kosovën: Krimet e rrethit të Thaçit

Fakti që disa nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit u shndërruan në agjentë dhe tradhtarë tregon pasojat e thella që veprimet e tyre lanë në themelet e shtetit ,pasoja që duket se as fuqitë më të mëdha nuk mund t’i riparojnë.

Këto fakte zbulojnë qartësisht tradhtinë e Thaçit dhe rrethit të tij ndaj Kosovës. Veprimet e tyre nuk kanë lënë vetëm plagë të hapura, por kanë minuar themelet e shtetit dhe sigurinë kombëtare.

Ata që sot akuzohen nuk ishin individë të rastësishëm, por pjesë e strukturave politike të zgjedhura me votën e popullit ,dhe pikërisht kjo e bën tradhtinë e tyre edhe më shkatërruese. Pasojat e këtyre veprimeve janë të thella dhe duket pothuajse e pamundur t’i riparosh, duke lënë një histori të zezë që Kosova ende përpiqet ta kapërcejë

Këto janë vetëm disa nga pabesitë, tradhtitë, vrasjet dhe hajnitë që ky strukturë i ka bërë atdheut. Nëse do t’i numëronim të gjitha, nuk do të mjaftonte një libër prej 7,000 faqesh.


Go to TOP