Dy persona të zhdukur, një në Fushë Kosovë, e një në Prishtinë

Brenda 24 orëve të fundit, në dy lokacione të ndryshme në Kosovë janë raportuar raste të zhdukjes së personave. Policia e Kosovës ka konfirmuar se po trajton me seriozitet të dyja rastet, që kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, në Fushë Kosovë, dje një qytetar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

Kurse në Prishtinë, një grua ka njoftuar Policinë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Të dy rastet janë regjistruar si persona të zhdukur dhe njësitë përkatëse hetimore janë angazhuar për ndriçimin e rrethanave dhe lokalizimin e personave të zhdukur.


Go to TOP