Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes.

Krasniqi thotë se, presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.

“Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë”, thotë ai.

Krasniqi ka shtuar tutje se Rugova kishte në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur.

“Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, ka pohuar Krasniqi.

Ish presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar, 2006, pas një sëmundje të rëndë.

Go to TOP