Javën e ardhshme temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të vendit kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë.

Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Go to TOP