Ishte garë e ashpër për “The Best” – për sa vota e mposhti Lewandowski, Messin dhe Salahun

Robert Lewandowski nuk ia kishte dalë ta rrëmbente Topin e Artë që jepet nga France Football, por e mori ‘The Best’ nga FIFA.

Sulmuesi polak në konkurrencë për çmimin e dhuruar nga mediumi francez ishte mposhtur prej Lionel Messit, mirëpo polaku e mposhti në çmimin që jepet prej shtëpisë së futbollit botëror.

Por, për sa vota arriti Lewandowski ta mposhtë argjentinasi, dhe Mohamed Salahun që po ashtu ishte në këtë garë?

Ylli i Bayern Munichut arriti të grumbullonte 48 vota nga trajnerë dhe kapitenë të përfaqësuesve botërore.

Polaku kishte katër më shumë se anëtari i Paris Saint-Germain, derisa ai i Liverpoolit grumbulloi 39 sosh.

Pas tyre u renditen Karim Benzema dhe N’Golo Kante, që përfunduan në vendin e katërt, respektivisht të pestin. 

Go to TOP