EKONOMITop Lajmi

Institucionet publike furnizohen me naftë dukshëm më lirë se qytetarët

Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar një rritje rekorde në Kosovë gjatë muajit tetor, e më pas u rritën edhe çmimet e biletave të udhëtimit.

Qytetarët e Kosovës po e blejnë më shtrenjtë naftën e benzinën në të njëjtat pikat të karburanteve, se sa po e blejnë institucionet publike.

Derivatet e benzinës u blenë me rreth 1.29 centë e nafta me rreth 1.26 centë, gjatë gjithë muajit nëntor nga qytetarët e Kosovës në pikat e karburantit.

Kjo ishte rritja më e madhe e çmimit të këtyre derivateve që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë.

Por, institucionet publike u furnizuan dukshëm më lirë me të njëjtat derivate, prej të cilave shpenzojnë mijëra litra në ditë, për automjete e për gjeneratorë.

Agjencia Qindore e Prokurimit -AQP, ka të kontraktuara disa kompani, për furnizim me derivate për 70 institucione publike, qendrore e lokale. Rrjedhimisht, pikat e karburanteve janë në secilin qytet të Kosovës dhe nga të njëjtat pika, institucionet qendrore lokale u furnizuan me naftë në vlerë prej 1.13 euro.

Me çmim të njëjtë u ble edhe benzina.

Institucionet publike lokale, u furnizon një cent më lirë se ato qendrore, me benzinë 1.12, dhe njëjtë më naftë.

Pas shtrenjtimit të derivateve, patën reaguar qytetarët duke kërkuar intervenim nga ana e qeverisë. Kjo e fundit, pati thënë se nuk mund të ndërhyjë në treg, kur merrej parasysh që sipas tyre, çmimi ishte rritur edhe në berzë.

Megjithëkëtë, AQP-ja kalkulimin e çmimit gjatë realizimit të kontratës e bënë duke u bazuar në çmimin mesatar mujor të berzës së Plattit CIF Med (Genova/Lavera), kursit mesatar mujor të Bankës Qendrore Evropiane dhe elementeve tjera fikse dhe variabile.

Në fund javë, çmimi i derivateve ka rënë për rreth tre centë.

Shfaq më shumë