I ishte refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit / Shqiptari bën veprimin që i la pa fjalë të gjithë, shndërrohet në heroin e ditës në Francë

Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ka shpëtuar një fëmijë 8 vjeçar nga flakët.

Roland Aliu ishte shqiptari që guxoi të hynte mes flakëve që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.

Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit, të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez.

Go to TOP