Gjuajti me kallash, arrestohet 40 vjeçari në Obiliq

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Palaj të Obliqit. Siç njofton policia i dyshuari M.A 40 vjeçar kishte shtënë me armë.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të Obiliqit Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar: një armë automatike zjarri AK-47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja.

Personi i arrestuar ngarkohet me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit. 

Go to TOP