EKONOMI

Gërxhaliu: Kemi rritje të varfërisë ekstreme

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës dhe ekonomisti i shquar kosovar, Safet Gërxhaliu ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”.

Çështja kryesore për të cilën u diskutua me të është inflacioni. Si njohës i fushës, ai tha se qytetarët po përballen më së shumti këtë inflacion, me çka edhe kemi rritje të varfërisë ekstreme.

“Vet fakti që në Kosovë kemi një shoqëri në një situatë sociale jo të lakmueshme, e kemi një rritje të varfërisë ekstreme, e kemi një trend ku Kosova është shndërruar në një trend të varfër, andaj qytetarët janë duke e përjetuar më së rëndi këtë inflacion” tha ai.

Paramendo cfarë është gjendja në kompanitë prodhuese. Cdo ndryshim i lëndës së parë kudo në botë e vështirëson prodhimin vendor dhe e bënë më pak konkurues, ky është ai efekti që po e godet prodhimin vendor. Definitivisht, me këto trende prodhimet kosovare e kanë të pamundur të jenë konkuruese dhe ta zënë vendin e merituar në tregun ndërkombëtar”, përfundoi Gërxhaliu .

Shfaq më shumë