Gërvalla pas tërheqjes së Biden: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të ShBA-së në zgjedhjet e nëntorit.

Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falënderues për presidentin Biden.

“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo.

Tutje Gërvalla ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadash për liri dhe demokraci, janë një shërbim për të gjithë botën. /Kosova.info/

Go to TOP