FSK-ja përgaditet për pjesëmarrjen në stërvitjen në Gjermani të njohur si “Dynamic Front 22”

FSK-ja ka vazhduar përgatitjet e saja për pjesëmarrjen në stërvitjen “Dynamic Front 22” që mbahet në Gjermani.

Në këto stërvitje marrin pjesë shumë kombe, të cilat janë edhe aleate të Kosovës.

Këto stërvitje do t’i udhëheqë Ushtria Amerikane në Evropë.

Këtë njoftim e ka bërë Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se kjo stërvitje bëhet për të përmirësuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

Lexoni postimin e plotë:

Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ” Dynamic Front 22″ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë.

Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global. 

Go to TOP