Formacionet zyrtare: Bilbao dhe Reali zhvillojnë çerekfinalen e Kupës së Mbretit

Në San Mames Barria zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës së Mbretit ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.

Baskët e eliminuan Barcelonën në të tetën e finales, kurse Los Blancos u treguan më të fortë se Elche.

Trajnerët Marcelino Garcia dhe Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur skuadrat që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Agirrezabala; De Marcos, Yeray, Inigo Martinez, Yuri; Nico Williams, Dani Garcia, Vesga, Muniain; Raul Garcia, Inaki Williams.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Lucas Vazquez, Militao, Nacho, Alaba; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Asensio, Vinicius.

Go to TOP