Kosova

Eurodeputetja Von Cramon reagon pasi Kosova shënoi përparim në luftën kundër korrupsionit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i është gëzuar përparimit të Kosovës në Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2021 sipas Transparency International.

Von Cramon e quajti si shpërblim të vogël për të gjithë Kosovën.

“Me të vërtetë lajme të mira për Kosovën sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka lëvizur lartë për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe Organizata Ndërkombëtare Transparency International që merret me luftën kundër korrupsionit në 180 vende të botës, ka renditur Kosovën në vendin e 87-të nga 180 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në vitin 2020 kjo organizatë kishte renditur Kosovën në vendin e 104, kështu duke shënuar përparim për 17 vende në vitin që lamë pas.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort