Ekstremistët vranë 14 persona në Burkina Faso

Persona të armatosur të paidentifikuar vranë të paktën 14 anëtarë të milicisë civile të mbështetur nga qeveria e Burkina Fasos.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Presidenti Ross Cabore shkarkoi kryeministrin, Christophe Dabire për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Presidenti Kabore zëvendësoi kryeministrin të mërkurën për shkak të përshkallëzimit të krizës së sigurisë, e cila ka marrë mijëra jetë deri më tani dhe ka çuar në protesta në rrugë duke kërkuar largimin e tij, raporton reuters.

Burkina Faso, një nga vendet më të varfra në Afrikën Perëndimore, është kërcënuar nga sulmet e grupeve rebele të lidhura me al-Qaedan dhe Shtetin Islamik që nga viti 2016, në të cilat një numër i madh civilësh u vranë dhe mbi një milion njerëz u zhvendosën.

Ndryshe, muaj më parë 11 policë u vranë në një pritë në veriun e vendit.

Go to TOP