Edhe Ligue 1 rikthehet në aksion

Krahas La Ligës dhe Premier Leagues, sezonin i ri futbollistik do të startojë sonte edhe në Ligue 1, një tjetër ligë joshëse në Evropë.

Dueli mes Le Havre dhe PSG-së, sfidë që fillon në orën 20:45, zyrtarisht hap edicionin e ri në elitën e futbollit francez.

Kampionët në fuqi të Francës synojnë ta nisin me fitore, edhe pse pa ish-yllin e tyre, Kylian Mbappe, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Megjithatë, parisienët edhe në sezonin që do të fillon sonte, llogaritën favorit në garën për titull të kampionit.


Go to TOP