E rëndë/ Plagosje me armë, në vend të qenve qëllon ndaj kushëririt

Në fshatin Picar në Gjirokastër raportohet se ka ndodhur një plagosje me armë gjahu.

Një banor i këtij fshati ishte duke përndjekur qentë në fshat duke i qëlluar me armë gjahu.

A.M. 59 vjecar ka qëlluar në drejtim të qenve ndërkohë që shpërthimi i saçmes nga gryka e armës së gjahut, ka dëmtuar kushëririn e tij Siri Muro që ishte në krahë të agresorit të qenve.

Lëndimi nga saçmja ka qënë serioz çka e ka adresuar atë në drejtim të spitalit rajonal të Gjirokastrës për mjekim të metejshëm. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin në fjalë.

Go to TOP