E rëndë! Gjenden të vdekur brenda banesës burrë e grua në Kavajë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem të Kavajës. Mësohet se një burrë dhe një grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi.

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Go to TOP