E kishte kthyer shtëpinë në pikë karburanti, në pranga një person në Tiranë, sekuestrohet 2500 litra naftë

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi e kishte kthyer shtëpinë në një pikë karburanti.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xh. Ll., banues në Kashar. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. Ll. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Diesel”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. 

Sekuestrohen 2500 litra naftë, një pompë karburanti dhe dy depozita.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij në Kashar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. Ll., banues në Kashar.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. Ll. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Go to TOP