Durmishi: Do ta padisë Pal Lekajn për dy shpifje

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se Lekaj sipas tij ka bërë shpifje për çështje familjare, si dhe akuza tjera të pavërteta.

“Unë jam duke përgatit një padi për të për shpifje të ulëta që ka bërë ndaj meje mbrëmë në dy raste. E para shpifjet për çështjet personale, familjare, si dhe për akuzën e nënshkrimit të kontratës 50 milion euro për hekurudhën”, tha Durmishi .

Go to TOP