Don Xhoni ndahet nga modelja ruse?

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni përveç një karriere të suksesshme shpesh herë është komentuar edhe për jetën private.

Muaj më parë Xhonatan Isufi (emri i plotë) konfirmoi lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey me të cilën kishte filluar ngacmimet e para përmes rrjeteve sociale.

Dyshja udhëtuan së bashku në Dubai dhe nga atje publikuan fotografinë e parë së bashku, madje përkushtimi i modeles ndaj reperi shqiptar ishte aq i madh sa ajo ia dedikoi një tatuazh në trup.

Foto: Ariana Lirey/Instagram

Por, me sa duket çifti i kanë darë rrugët, kështu kanë lënë të kuptohen të dy ata përmes rrjeteve sociale.

Gjatë ditës së djeshme, ishte Ariana ajo që bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke lënë të kuptohet se i ka dhënë fund romancës me reperin.

Foto: Ariana Lirey/Instagram

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, ka shkruar në postimin e parë të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.

Foto: Ariana Lirey/Instagram

Për të vazhduar me një tjetër ku flet për përkushtimin që ajo ka treguar ndaj kësaj marrëdhënie.

Foto: Ariana Lirey/Instagram

“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenar me vetën”, vazhdoi modelja.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Ndërkohë, dyshja tashmë kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Go to TOP