Detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë, e theri me thikë sepse e quajti…

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, Tiranë.

Autori dhe viktima ndodheshin në të njëtin lokal dhe mësohet se që të dy ishin nën efektin e alkolit. 37 vjeçari njihej si një  përdorues i lëndëve narkotike dhe alkolit. Ata kanë dalë jashtë lokalit me pretendimin për t’u sqaruar, por konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Në këtë gjendje Dhimitri ka qëlluar disa heë me thikë Kapon i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës.

Menjëherë policia arrestoi 37-vjeçarin, ndërkohë grupi hetimor po vijon me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Go to TOP