Dëshmorët e vitit 1944, në mbrojtje të kufirit

Shumë ngjarje dramatike janë zhvilluar në Kosovë për të cilat ende nuk është hedhur dritë gjatë luftës së dytë botërore. Disa copëza të kujtimeve kanë filluar të shpërfaqen nga banorët e vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Kosova.info.

Po t’i referohemi historisë së këtij kufiri,shqiptarët zhvilluan luftëra gati qindvjeçare me serbët. Historiani Raif Muçolli, thekson se fshati Hertice për shkak të pozitës gjeografike është më sinjifikativi sa i përket rezistencës në kufirin e sajë. Janë te njohura me dhjetëra viktima në periudha te ndryshme kohore.

“S’ka dyshim se vitet e luftës se Dytë Botërore janë më emblematike për luftën që bënë herticasit te përkrahur me vullnetar nga të gjitha fshatrat e Llapit dhe të viseve të tjera në mbrojtje të kufirit. Në vijën kufitare Merdar-Shamalluk (gryka e Vasilefcit)-Herticë-Turuqicë, gati për katër vjet shqiptarët e kësaj anë mbrojtën kufirin nga serbët të cilët plaçkitnin pasurin dhe bënin masakra në popullatën e pa mbrojtur”, thekson ai.

Për këtë arsye, nënvizon ai popullata vendase e përkrahur nga vullnetarët e kufirit përgjatë gjithë vijës kufitare kishin hapur istikame dhe ishin pozicionua në pikat më strategjike të vendit.

Duke rikujtuar rininë teksa ruanin bagëtinë, Muqolli thotë se në këtë zonë gërmonim në ato istikame për të mbledhur gëzhoja të fishekëve nga se shiteshin dhe gjenim me qindra cope. Kjo më jep për te kuptuar se vërtetë aty është bërë luftë e ashpër dhe e gjatë.

Sipas tij mbrojta e organizuar e vullnetarëve te kufirit dhe e mbështetur nga vendasit kishte zgjatur nga maji i vitit 1941 deri në nëntor te vitit 1944.  

“Në fillim te muajt nëntor te vitit 1944,ushtritë aleate sllave sidomos ajo Bullgare e mbështetur nga Ushtria e Kuqe ishte pozicionua ne tri pika strategjike te Llapit Përpellac-Merdar- Herticë dhe pas përgatitjeve disa javore duke përdor arsenal luftarak topa,mina hedhës etj. arrijnë të thyejnë frontin dhe depërtojnë në Kosovë”.

Në këtë betejë vetëm në pikën e Herticës mbetën të vrarë 11 persona derisa mbetën të plagosur tri persona. Pas depërtimit të ushtrisë Bullgare, ai thotë se fshati u dogj tërësisht, pasuria u plaçkit ndërsa popullata u detyrua të zhvendoset për disa muaj duke gjetur strehim në familjet bujare në shumë fshatra të komunës së Podujevës,Prishtinës e më gjerë.

Pas vendosjes së pushtetit të ri te gjithë këta me vendim te gjykatës së Rrethit te Llapit u shpallën armiq te shtetit,ndërsa familjaret u sanksionuan më konfiskim të pasurisë,marrjen e të drejtës së votës si masë ideo- politike.

Të vrarët:

1.Tahir Jashar Haxhiu nga Hertica;

2. Ibrahim Vesel Shabani, 30 vj. nga Gerdoci;

3. Zymer Ali Pollomi, 34 vj. nga Hertica;

4. Halit Sahit Mjeku, 32 vj.nga Hertica;

5. Arif Islam Muqolli,28 vj.nga Hertica;

6. Muharrem Salih Rudari, 29  vj. nga Shajkoci;

7. Ramë Adem Sfishta,22 vj.n ga Hertica;

8. Rrahman Shaban Halili 49 vj. nga Gerdoci;

9. Sylejman Azem Govori, nga Hertica;

10. Avdi Sejdi Raqi, nga Shamalluku dhe

11. Shaban Ali Mulolli, nga Shajkoci.

Të plagosurit:

Salih Jashar Haxhiu,Rama Ajet Muqolli,Sylejman Hajriz Rudari. /Kosova.info/

Go to TOP