Dani Alves nuk do të luajë për Barçën në Europa League

Barcelona mundi të regjistrojë vetëm tre nga katër transferimet e merkatos së dimrit në Ligën e Evropës. Në fund ishte Dani Alves ai që u la jashtë nga trajneri Xavi, raporton “AS”. Mbrojtësi  i djathtë brazilian e kuptoi vendimin e Xavi-t, pasi ky i fundit favorizoi sektorin sulmues.

Ferran Torres, Adama Traors dhe Pierre-Emerick do të jenë në gjendje të luajnë me blaugranët në Europa League, me një takim të parë të vështirë, kundër Napolit ( 1/ 16-tat).

Go to TOP