Celina refuzon të marrë pjesë në miqësoret e Kosovës gjatë marsit
Besart Celina ka refuzuar të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet miqësore të muajit mars, pasi ka shpreh dëshirën të qëndrojë me ekipin e tij.
Besart Celina nuk do të jetë me Kosovën në dy miqësoret e ekipit në muajin mars.
Sipas trajnerit të ekipit të Celina Ipswich, Kieran McKenna, lojtari ka biseduar me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ka treguar dëshirën e tij të qëndrojë te skuadra anglez.
“Unë mendoj që ai ka pasur disa bisedime me krerët e Federatë së Futbollit të Kosovës dhe ua ka bërë të qartë që ai dëshiron të qëndrojë me ekipin tonë dhe të jetë i përfshirë në disa ndeshje tejet të rëndësishme që ne kemi”, ishin fjalët e trajnerit të ekipit anglez.
Kështu Celina pritet të mungojë në dy ndeshjet miqësore të Kosovës, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
