Berlusconi 85-vjeçar synon Presidencën
Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike.
Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.
Manjati i medias, miliarderi dhe tre herë kryeministri i Italisë, që hyri në politikë gati 30 vjet më parë, po synon t’i shtojë karrierës së tij edhe pozitën më të lartë në këtë shtet.
Berlusconi ishte dënuar për mashtrim me tatime dhe ishte përjashtuar nga Senati. Por sa i përket shembullit të tij në anën morale, 85-vjeçari që ishte parë shumë herë në mbrëmje të ndryshme me vajza më të reja, kishte deklaruar se “unë nuk jam shenjtor”.
Kreu aktual i shtetit, Sergio Mattarella, mandati i të cilit skadon më 3 shkurt, ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të kandidojë përsëri për president.
Po ashtu, Berlusconi arriti që të lirohet nga akuzat për dyshimet se ka pagur për seks një vajzë të mitur.
Ai është duke lobuar që disa javë te ligjvënësit italianë të qendrës së djathtë, për të siguruar votat e tyre për tu zgjedhur president më 24 janar, në një mandat katër vjeçar.
Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.
Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.
Ish-kryeministri Enrico Letta, i cili kryeson Partinë Demokratike, kritikoi vendimin e qendrës së djathtë për të mbështetur Berlusconin, pasi ai e konsideron “një zgjedhje thellësisht të gabuar”.
“Çdo lider politik (partiak) është përçarës, por kur mendojmë për Silvio Berluckonin, në historinë e këtyre 25 viteve, është e vështirë të mendosh për një shef politik më përçarës se ai,” tha Letta.
Berlusconi ka luftuar gjatë viteve me probleme të zemrës dhe të tjera shëndetësore. Ai po ashtu u shtrua në spital si pasojë e COVID-19.
Comments