Të shtëna me armë në Chicago, të paktën 12 persona të plagosur
Të paktën 12 persona në Çikago pësuan plagë nga arma e zjarrit pasi një SUV u ndal dhe dy persona brenda automjetit filluan të qëllonin, tha policia.
Furgoni u largua nga lagjja South Side, duke lënë dy persona, të dy meshkuj, në gjendje kritike pas të shtënave të premten vonë, tha policia në një njoftim për shtyp. Njëri pësoi një plagë nga arma e zjarrit në kofshë, shkruan TheGuardian.
Tetë burra dhe katër gra në grup ishin të moshës nga 17 deri në 47 vjeç. Ata po trajtohen në katër spitale.
