Arrestohet pedagogu në Tiranë, bie në prangat e policisë edhe një student (DYSHIMET)

Pedagogu me inicialet Q.G i Akademisë së Sigurisë është arrestuar nga Policia e Shtetit. Në pranga ka rënë edhe një student. Sipas burimeve, ata akuzohen për korrupsion.

Mësohet se pedagogu i kishte marrë një sasi parash studentit, në testimin e të mërkurës për Patrullë të Përgjithshme në policinë e shtetit.

Arrestimi ka ndodhur një ditë pasi rreth 500 aplikantë iu nënshtruan provimit për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Akademia e Sigurisë është institucioni i cili merret me rekrutimin e punonjësve të policisë, aplikantët e të cilëve i nënshtrohen një seri provash për të qenë pjesë e uniformave blu.

Go to TOP