Arrestohet një 25 vjeçar në Shtime, ishte i dënuar me 8 muaj burgim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Shtime sot  rreth orës 09:15 në rrugën ‘’Tahir Sinani’’ në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar.

Sipas kësaj drejtorie, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia.

Go to TOP