Ambasada e SHBA-së shkruan për vizitën e Lajçak dhe Escobar në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shkruar në Twitter për vizitën në Kosovë të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dëguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

“Mezi presim që së shpejti t’i mirëpresim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Kosovë!”, thuhet në ‘cicërimën’ e ambasadës amerikane.

Lajçak dhe Escobar së pari do të shkojnë në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.

Pas presidentes, të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:00.

Go to TOP