Aktori i Portokallisë u aksidentua me motor, bashkëshortja flet për gjendjen e tij shëndetësore

Aktori i humorit Gaz Paja u aksidentua ditën e djeshme, ndërsa ishte duke lëvizur me motor në Rrugën e Kavajës. Motori i tij u përplas me një makinë në kryqëzim dhe videot nga aksidenti kanë bërë xhiron e rrjetit.

Gazi u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e aktorit është e mirë dhe ai ka dëmtime të lehta. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e Gazit, Ira Seferi.

“Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt,” -ka thënë Ira .

Ndërsa vetë aktori nuk ka reaguar ende për ngjarjen.

Go to TOP