Aksident mes automjetit dhe motoçikletës, një i lënduar

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Go to TOP