AAK mbledh nënshkrimet, kërkon sot seancë të jashtëzakonshme pas rritjes së çmimit të energjisë

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kanë mbledhur 40 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ngritjes së çmimit të rrymës dhe kanë kërkuar që seanca të mbahet sot në orën 10:50.

Tahiri bëri të ditur se nënshkrimet janë mbledhur nga deputetët e AAK-së, PDK-së dhe LDK-së.

“Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së që është vendim diskriminues dhe politik…”, tha ai.

Tahiri theksoi se tash është në dorën e Kuvendit, në bazë të urgjencës të mbahet seanca. 

Go to TOP