Hi Tech

A do të huazonit fytyrën një roboti për 200 mijë dollarë? Kompania e njohur në kërkim të vullnetarit

Ideja që të huazoni fytyrën tuaj një roboti mund të tingëllojë si diçka nga filmat fantashkencë, por së shpejti mund të jetë realitet. 

Prodhuesi i robotëve Promobot po kërkon fytyrë për robotin e ardhshëm humanoid, që do të përdoret nëpër hotele, qendra tregtare dhe aeroporte, e kjo synohet të arrihet deri më 2023. 

Kjo kompani ofron 200 mijë dollarë një vullnetari, i cili duhet të jetë i gatshëm që të drejtën e përdorimit të fytyrës së tij ta merr Promobot. 

Ky prodhues nga Nju Jorku, është i njohur për robotët humanoid. Robotët e kësaj kompanie tashmë përdoren në 43 shtete që punojnë si administratorë, promotorë, konsulentë dhe udhërrëfyes. 

“Kompania jonë po zhvillon teknologjinë në fushën e identifikimit të fytyrës dhe zërit, navigimit autonom, inteligjencën artificiale dhe fushat tjera robotike”, thuhet në kumtesën e Promobotit. 

“Nga viti 2019 në mënyrë aktive po prodhojmë dhe shpërndajmë robotët humanoid në treg. Klientët tonë të rinj duan të fillojnë projektin e ndryshimeve të mëdha, e sa i përket kësaj duhet të licencojnë pamjen e re të robotit për shmangur shkeljet ligjore. Në fushatën tonë më të re, kompani kërkon dikë me fytyrë miqësore që  do t’i shfrytëzohet te një robot humanoid”, thuhet ndër tjera. 

Roboti është porositur nga një kompani e paemëruar amerikane, duke synuar ta përdorin nëpër aeroporte, qendra tregtare e objekte që shesin mallra me pakicë në Amerikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. 

Kjo nuk është hera e parë që prodhuesi i robotëve të ofroj para të majme për fytyra të caktuara të njerëzve. Në vitin 2019, një kompani e paemëruar robotike ofroi një vullnetari 150 mijë euro për përdorimin e imazhit të tij. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort