14 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak gjatë stërvitjeve në Azerbajxhan

Një helikopter ushtarak i Azerbajxhanit u rrëzua të martën gjatë një fluturimi stërvitor, derisa humbën jetën 14 anëtarë të ekuipazhit dhe u lënduan dy të të tjerë, tha shërbimi kufitar shtetëror i vendit të Kaukazit Jugor. 

Raportimet e medieve thanë se një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbajxhanit (SBS) u rrëzua mëngjesin e së martës derisa kryente fluturime stërvitore në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, transmeton Telegrafi. 

Si pasojë e aksidentit, shumë njerëz kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar, tha SBS. Sipas disa medieve që cituan raportin e agjencisë së lajmeve RIA, rreth 14 persona vdiqën gjatë incidentit dhe dy të tjerë pësuan lëndime. 

“Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratë. 

Go to TOP