13-vjetori i protestës në Tiranë që la të vdekur 4 persona, Rama dhe familjarët bëjnë homazhe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe familjarë të viktimave, kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të 13-vjetorit të protestës së 21 Janarit, ku mbetën të vdekur katër persona.
Homazhet u zhvilluan pas fjalimeve në kryeministri, ku të pranishmit kërkuan drejtësi për viktimat e 21 Janarit.
Nga pamjet, kryeministri Rama duket teksa është i shoqëruar edhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, të cilët mbajnë lule në duar dhe janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vranë katër protestuesit.
Familjarët e viktimave, Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt pretendojnë se nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin dhe kërkojnë që kjo dosje t’i kalojë për hetim SPAK.
