13 persona vriten për toka në Guatemala

13 persona janë vrarë në fshatin Chiquix të Guatemalës, pas një mosmarrëveshje të dukshme për tokën. Mes viktimave janë gra dhe fëmijë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si vdiqën viktimat, por policia i përshkroi vrasjet si “vëllavrasje të patolerueshme dhe të pakuptueshme”.

Një oficer policie ishte po ashtu në mesin e të vrarëve ndërsa dy të tjerë u plagosën.

“Që në momentin e parë janë caktuar oficerët e nevojshëm të policisë për të gjetur përgjegjësit e këtyre krimeve dhe për të bërë vlerësime të strategjive të reja në përpjekje për të ndalur ngjarje të tjera fatkeqe”, thuhet në deklaratën e policisë.

Një mosmarrëveshje mes dy fshatrave që ka zgjatur për më shumë se 100 vjet duket të jetë shkaku i sulmit, raporton DW.

Banorët e Nahuala dhe Santa Catarina Ixtahuacan janë përfshirë në konfrontime të dhunshme në të kaluarën, të cilat gjithashtu janë kthyer në vdekjeprurëse.

Në maj 2020, presidenti Alejandro Giammattei shpalli gjendjen e rrethimit pas një përshkallëzimi të dhunës në zonë.

Këto dallime kanë vazhduar për më shumë se njëqind vjet dhe gjatë historisë kanë marrë jetën e shumë e shumë fshatarëve të përfshirë në mbrojtjen e supozuar të tokave të tyre.

Go to TOP